Ylli i Uellsit, Gareth Bejl, ka reaguar menjëherë me një postim në Twitter pas dëmtimit të Ronaldos në finalen e EURO 2016. Edhe pse Uellsi i Bejl u eleminua pikërisht nga Portugalia e Ronaldos në gjysëmfinale të Europianit, uellsiani është ndjerë shumë keq për fatin e shokut të tij të skuadrës tek Real Madrid.
“E tmerrshme të shohësh Ronaldos të dalë nga fusha në atë mënyrë. Shpresoj mos jetë dëmtim serioz”, shkruan Bejl.
Terrible to see Cris come off like that. Hope it’s nothing too bad 🙏🏼
— Gareth Bale (@GarethBale11) July 10, 2016
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.