Të shtunën, nisi pas dy muajsh futbolli i luajtur. Gjermania ishte shteti i parë që ndezi “dritën jeshile” për të rinisur aktivitetin futbollistik duke zhvilluar javën e 26-të. Përpos emocionit se pas shumë ditësh qëndrimi në shtëpi, ajo që të gjithë i druheshin ndodhi.
Në ndeshjet e luajtura janë dëmtuar plot 8 lojtarë. Edhe pse përgatitjet fizike kishin nisur prej kohësh, qëndrimi i gjatë në shtëpi ka dhënë pasojat e veta. Pikërisht kjo situatë ka trembur Superligën shqiptare.
Ky problem është ngritur prej kohësh nga preparatorët atletikë, të cilët janë shprehur se lojtarët rrezikojnë të dëmtohen për shkak të pauzës së gjatë pa stërvitje. Edhe pse sot të gjithë ekipet nisin në grup përgatitjet fizike, për ta do të jetë shumë e vështirë të kapin të njëjtën formë pasi pauza 2-mujore është shumë e gjatë për një sportist.