Shtyrja e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur te Vllaznia. Kuqeblutë u ndalën në shtëpi në javën e fundit, teksa nuk shkuan më shumë se një barazmim ndaj Teutës në “Loro Boriçi”. Ekipi ka vijuar normalisht përgatitjet për sfidën e javës së 14, atë ndaj Luftëtarit. Për shkodranët infiermieria vijon të shqetësojë trajnerin Jonuz, me Gligorov dhe Emerson të dëmtuar.
Tjetër mungesë është braziliani Hygor, që ende nuk është kthyer në Shkodër pas udhëtimit të detyruar në Brazil. Vllaznia po mendon që tani për merkaton e dimrit, me drejtuesit që kanë piketur repartet se ku kërkohet ndërhyrje, si në hyrje apo në dalje. Mësohet se Uenderson dhe Emerson nuk kanë përmbushur pritshmëritë e stafit, duke u vendosur në mërkaton dalëse. Ditën e sotme për Vllazninë është programuar një miqësore, ajo ndaj Besëlidhjes në qytetin e Lezhës (13:00). Trajneri maqedonas i kuqebluve dëshiron të mbajë të tijët të “ngrohur”, duke parë shtyrjen e kampionatit.