
Frikë për Klaus Gjasulën, lojtari i Kombëtares shqiptare është dëmtuar në gju. Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari ka probleme me ligamentin, por për momentin nuk zbulohet më shumë rreth gjendjes së tij.
Te Hamburgu e te Kombëtarja shqiptare shpresojnë që Gjasula të mos ketë një këputje ligament pasi I duhet të operohet e të mbyll para kohe sezonin e gjithashtu të humbasi ndeshjet me kuqezinjtë në muajin mars.
Për momentin kjo hipotezë nuk përmendet, ndërsa me shumë mundësi ka një zgjatje ligament dhe koha e rikuperimit mund të arrijë deri në 6 javë. Në ditët në vijim pritet të zbulohet dëmtimi dhe koha e rikuperimit të Gjasulës.
Poll