
Partizani ka nisur javën derbi, teksa do të përballet në datën 13 dhjetor me Tiranën, për javën e 15 të Kategorisë Superiore. Ekipi i drejtuar nga Franko Lerda vjen pas një humbje në Ballsh, ndaj stërvitja u krye jo me ngarkesën e dyhur fizike. Situata është e qetë dhe në ekip nuk ka presion, ndërsa italiani i stolit duhet të bëjë pa Bruno Telushin e pezulluar.
Partizani i këtij sezoni ka shënuar 16 gola, duke pësuar 10, pra një golavarzh i vogël pozitiv. Nga sezoni i shkuar "Demat" janë larg, pasi në të njëjtën periudhë ishin +9, me Gegën në stol. Ekipi duket se vuan ndryshimin e skëmës, nga katër mbrojtësa në tre. Një gjë e tillë shpeshherë ka sjellë lëkundje në prapavijë, me Lerdën që është i bindur në idetë e tij. Edhe pse me një ekip të konsoliduar nga vjet, Partizani duket se është rikthyer dy sezone pas, atëherë kur pësonte kaq gola.