Artan Shyti ishte kritik ndaj klubeve të Superiores që kanë bojkotuar aktivitetin deri në plotësimin e kushteve nga ana e qeverisë. Edhe pse nuk kishte asnjë lloj informacioni nga klubi durrsak, mesa duket, ai është shkarkuar nga posti i drejtorit sportiv që mbante te "Djemtë e Detit". Lajmi është bërë me dije nga klubi i Teutës që përmes një reagimi në kanalin zyrtar tregonte:
"KF Teuta ju bën me dije se çdo deklaratë e dhënë nga Artan Shyti në televizion për problematikën e futbollit në Shqipëri, çdo deklaratë apo opinion i tij është individual, jo i KF Teuta. Artan Shyti ka disa kohë që nuk ka asnjë funksion drejtues te Teuta".

ÇFARË DEKLARONTE ARTAN SHYTI:
Poll