Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Deklarata e shefit të klubit korçar, 150 mijë euro janë shumë për Skënderbeun

Shkruar nga NEWSPORT
Deklarata e shefit të klubit korçar, 150 mijë euro janë

Kategoria Superiore pritet të rifillojë në fund të këtij muaji, ndërsa sot do të ketë një takim mes përfaqësuesve të FSHF-së dhe atyre të ministrisë së shëndetësisë për të përcaktuar protokollin që do të ndiqet pas datës 18 maj. Një nga klubet që duket më e pak e interesuar për të rifilluar këtë edicion futbollistik duket se është Skënderbeu.

Korçarët gjenden në pozita komode, pasi ndodhen në vendin e katërt dhe me organikën që kanë sigurisht që s’mund të pretendojnë për më lart. Gjithashtu ky pozicion mund t’i çojë ata në Europë në rast se do të ketë një vendim tjetër ashtu siç pretendohet në muajin qershor nga UEFA. Rifillimi i sezonit do të thotë kosto ekstra për presidentin Ardian Takaj.

Kreu i bardhekuqve duhet të hapë thesin dhe të shlyejë futbollistët që do të vijojnë të luajnë deri në mesin e verës. Rrogat e lojtarëve, stafit teknik dhe pjesëtarëve të tjerë të klubi kapin shifrën e 150 mijë eurove për këtë periudhë që u përmend më sipër.

Megjithatë dëshira për të mos rifilluar bie në kontraditë me deklaratën e shefit të klubit, Ilirian Përmetit, që ditë më parë u shpreh se Skënderbeu kishte përgatitur gjitha kushtet me dhoma teke për të gjithë futbollistët për të rinisur kampionatin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga