Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dejvi Bregu sërish në Superligë? Klubi i njohur nuk heq dorë nga futbollisti vlonjat

Shkruar nga NEWSPORT
Dejvi Bregu sërish në Superligë? Klubi i njohur nuk heq dorë

Dejvi Bregu vazhdon të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në Kategorinë Superiore. Sulmuesi vlonjat për momentin është pa skuadër dhe në pritje të ofertave jashtë Shqipërisë që për momentin kanë munguar. Kalimi në kampionatin polak duket se ka dështuar dhe në mungesë të një tjetër oferte Bregu mund të mbetet sërish në Shqipëri.

Është Teuta, skuadra që e kërkon me ngulm për ta pasur në skuadër, por kërkesat e larta financiare janë një problem. Drejtuesit e klubit durrsak pritet të bëjnë edhe një takim të fundit me lojtarin për ta bindur që të firmosi në Durrës më pas do t'i takojë Bregut të vendos për të ardhmen e tij.

Teuta deri më tani ka bërë disa afrime cilësore si Krasniqi, Daja, Karabeci, Pjeshka me Bregun në ekip, durrsakët do të forcoheshin akoma më shumë duke hedhur kandidaturën për titullin e Superligës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga