
Mesfushori i Luftëtarit, Dejvi Bregu ka qenë në lidhje direkte me emizsionin Zona Gol mbrëmjen e sotme. Ai ka folur për Supersport në lidhje me të ardhmen e tij dhe gjithashtu ka treguar edhe skuadrën për të cilën bën tifo që në vegjëli.
"Kjo skuadër ka shumë vlera. Është një projekt që ka nisur prej dy vjetësh dhe i ka bindur të gjithë. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij klubi. Të ardhmen time e kam vendosur tashmë.
Mendoj që Flamurtari është e kaluara, e kam në zemër se aty jam rritur. Kam kujtime të bukura aty pasi kur del nga akademia dhe shfaqesh është diçka e veçantë. Klubin dhe tifozët i respektoj, kujtimet e këqija i kam harruar. Me Luftëtarin e mbylla dhe do doja mos të flisja. Dua të respektoj deri në fund klubin. Të ardhmen time e kam vendosur dhe për arsye etike nuk dua të flas.
Unë jam tifoz i Romës në kampionatin italian. Kam në shtëpi fanellat e Tottit dhe Batistutës", u shpreh Dejvi Bregu.