
Vllaznia kërkon ringritjen, e për këtë duhen rezultate. Skuadra shkodrane përballet me Kukësin në shtëpi të dielën, me ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore. Sikur të mos mjaftonin problemet e shumta, trajneri Dedja nuk do ketë në dispozicion 3 lojtarë. Malota është i dënuar nga disiplina, ndërsa Ramadani është i dëmtuar. Gurishta është ndëshkuar me të verdhë ndaj Skënderbeut, kështuqë automatikisht mungon në fundjavë.
Vllaznia renditet në vendin ne tetë dhe ka grumbullaur 42 pikë. Synimi është largimi nga zona e ftohtë, e sa do ia dalë na mbetet të presim e të shohim.
Poll