Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Debutoi me 1 pikë si trajner, Renato ARAPI: U futëm për të fituar, bëmë më mirë se herët e tjera

Shkruar nga NEWSPORT
Debutoi me 1 pikë si trajner, Renato ARAPI: U futëm për të

Teuta dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në “Elbasan Arena”. Sfida e javës së 11 në Superligë ka qenë e luftuar, me shkodranët që 57 minuta i kanë zhvilluar me një lojtar më pak pas largimit të Aralica me karton të kuq.

Ndeshja ka nisur me raste për dy skuadrat, që në pjesën e parë mund të gjenin avantazhin. Do duhej minuta e 55 që Gorgiev të kalonte durrsakët në epërsi, vetëm 10 sekonda përpara se të zëvendësohej nga Arapi.

Minutat në vijim, Vllaznia rriti presionin, për të gjetur golin e barazimit me Latifin në minutën e 70. Megjithë rastet e krijuara, skuadrat ndajnë nga një pikë, njëjtë si në ndeshjen e fazës së parë në “Loro Boriçi”.

Pas kësaj jave, Vllaznia renditet e treta me 17 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 5 me 14 pikë. Në ndeshjen e parë si trajner, Renato Arapi debuton me një pikë te kampionët e Teutës.

Pas ndeshjes për Gol pas Goli foli trajneri i Teutës, Renato Arapi:

“Mbrojtja mund të bënte më mirë? Ka vend për përmirësim, jemi marrë me pjesën e mbrojtjes këto ditë. Ka vend për përmirësim dhe në vijim do bëjmë më mirë. Tentuam ta fitonim ndeshjen, për mënyrën sesi shkoi ndeshja... Fat? Sigurisht. Na mungoi edhe ne pas barazimit të tyre me Kombemba, mund të shënonim të dytin. Do përmirësohemi në vijim.

Çdo ndeshje kemi shënuar, futëm të gjithë lojtarët me tipare sulmuese për të fituar. Donim të merrnim krahun, të qarkullonim. Të bëjmë më mirë në mbrojtje, paçka se sot kemi ruajtur ekuilibrat ndryshe nga herët e tjera.

Në pjesën e dytë lamë mbrojtësat për të marrë thellësinë e fushës. Tërheqja vjen ndonjëherë edhe nga mos siguria në qarkullimin e topit. Duhet të bëjmë akoma më shumë në mbrojtje, për t’i dhënë siguri sulmit”, tha Arapi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga