Në 5 ndeshjet e fundit të Superiores, Partizani nuk e njeh fitoren, duke u shtuar “uria” për pikë, ndërsa sezonit ka hyrë në javët e fundit, aty ku gara me Dinamon për Final Four është bërë më e “egër” së kurrë.
Ditën e nesërme në orën 19:00, “Demat e Kuq” do të luajnë derbin kundër Tiranës. Sipas bastoreve, bardheblutë ndonëse pozicionohen në “zonën e ftohtë” të tabelës, sërish më të avantazhuar për të marrë 3 pikët dhe rikthyer te fitorja në derbi, e përkthyer me koeficientin 2.30.
Më pak e mundshme në këtë “lupë” vlerësohet fitorja e Partizanit, 2.88, kurse barazimi nuk shkon më shumë se 3.00. Pas 32 javësh në Superiore, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi mban pozitën e 7-të, “buzë greminës” për të rënë nga elita e futbollit shqiptar, kurse Partizani i Kërnajës rreshtohet “kokë më kokë” me Dinamon, të dyja me nga 45 pikë.
