Gentian Mezani do të debutojë në stolin e Laçit në sfidën ndaj Bylisit, takim që do të luhet në “Adush Muça” duke nisur që nga ora 13:00. Një sfidë mjaft e rëndësishme për kurbinasit të cilët do të kërkojnë fitoren, me teknikun vlonjat që e ka detyrim të ndryshojë “fytyrën” bardhezinjve.
Të gjithë në Lac shpresojnë se Mezani të ketë arritur me këmbën e mbarë, ashtu siç bëri në sezonin 2017-2018 kur vlonjati debutoi pë rherë të parë në krye të kurbinasve dhe arriti t’i kualifikonte në kupat e Europës.
Për Mezanin nuk pati prezantim, por vlonjati do të kërkojë fitoren në debutim për t’u prezantuar edhe si një triumfator në transfertën e Ballshit, ku për të nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi do të vuajë mungësën e dy lojtarëve. Për shkak kartonësh do të mungojnë kapiteni Mentor Mazrekaj dhe Luka Cucin.