Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Debutim mbresëlënës për Gjimshitin, Basha "parkohet" te Bari

Shkruar nga NEWSPORT
Debutim mbresëlënës për Gjimshitin, Basha

Berat Gjimshiti ka bërë sot debutimin e tij me fanellën e Avelinos në Serinë B.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë u aktivizua si titullar dhe luajti përgjatë gjithë sfidës kundër Trapanit, e cila përfundoi në barazim 0-0. Gjimshiti zhvilloi një paraqitje pozitive, e vlerësuar madje edhe nga mediet lokale.

Ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Migjen Bashën, i cili nuk u aktivizua në takimin që Bari luajti në transfertë kundër Viçencës, përballje që përfundoi 0-0. Mesfushori kuqezi, edhe pse ishte i gatshëm për këtë ndeshje, u la në stol nga trajneri i Barit, duke mos u aktivizuar për asnjë minutë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga