Kukësi luajti ditën e sotme me skuadrën e Rudar-it të Malit të Zi. Ishte një sfidë deçizive për të besuarit e Hasan Likës, të cilët arritën të kualifikoheshin më tej. Takimi ishte i dyluftuar nga të dyja ekipet, megjithatë verilindorët e kërkuan më shumë golin. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola, ndërsa pjesa e dytë ishte një histori më vete. Në minutën e 61 blerja më e re e kuksianëve Bedri Greca ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë ekipin me dhjetë lojtarë. Gjërat u vështirësuan për trajnerin Lika, megjithatë ishte blerja tjetër e re, Sindrit Guri që arriti të shpërblente besimin e Likës duke shënuar golin e kualifikimit në minutën e 79'. Një fitore e rëndësishme për ekipin verilindor që do të thotë kualifikim në raundin e dytë. Kujtojmë që takimi i parë ishte mbyllur në barazim 1-1 në "Elbasan Arena".
[gallery columns="1" size="full" ids="13903"]