Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DEBATI/ “Sjellje e turpshme ndaj Alban Hoxhës”, Ledio PANO përplaset me Colellan: Jam trajneri dhe vendos unë

Shkruar nga NEWSPORT
DEBATI/ “Sjellje e turpshme ndaj Alban Hoxhës”, Ledio PANO

Humbja e sotme e Partizanit ndaj Vllaznisë ka lënë një shije të hidhur në kampin e kuq. Përpos rezultatit, loja e dobët është një faktor shqetësues që rrethon Partizanin. Ledio Pano, ish-futbollist i të kuqve dhe tashmë në rolin e analistit në Oversport, ka kritikuar ashpër zgjedhjet e Colellës ku është ndalur te lënia në stol e Alban Hoxhës, një ikonë e Partizanit.

DEBATI:

Colella: Rexhepi është titullari, Alban Hoxha është portieri i dytë. Nuk mendoj se sot ishte përgjegjësi e Rexhepit humbja. Ashtu si nuk e mendoj se Alban Hoxha është protagonisti absolut i fitores në derbi, bëri një ndeshje të mirë.

Pano: Është e turpshme kjo sjellje ndaj Alban Hoxhës, ky portier ka shumë vite aty te Partizani që është protagonist. Për shkak të eksperiencës që ka duhet titullar.

Colella: Ky është opinioni juaj. Unë i pranoj të gjitha opinionet, por në fund jam unë që vendos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga