
Teuta nuk shkoi më shumë se barazimi I bardhë me Kukësin në "Niko Dovana". Durrsakët këtë sezon janë ndër ekipet që kanë bërë merkato cilësore, duke tentuar vendet e kreut, pse jo edhe titullin kampion, aq shumë të përmendur nga trajneri Edi Martini.
Në duelin me verilindorët presidenti Edmond Hasanbelliu ka ndëshkuar Lorenco Vilën, me këtë të fundit që ka pasur një debat me trajnerin Edi Martini. Mesa duket klima e tensionuar nuk I ka pëlqyer njëshit të klubit, që ka dashur të ulë me këmbë në tokë një nga talentet dhe lojtarët më të mirë të skuadrës. Duket se nesër në 16:45. Teuta do të ketë një mungesë të madhe ndaj Vllaznisë.
Poll