
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi, ka folur për mikorofonin e “Tutti Convocati" në Itali për ndeshjen mes Gjemanisë dhe Italisë, duke e analizuar atë taktikisht. Ka folur për penalltitë e Zazës dhe Pelesë, por ka folur edhe për të ardhmen e tij. Ai ka lënë të kuptohet se do ta vazhdojë punën me kuqezinjtë dhe më vonë do të kërkojë një aventurë tjetër. "Dua që të punoj ende me Shqipërinë, që kjo skuadër të rritet edhe më shumë. Më pas do të doja ta vazhdoja karrierën si trajner nëpër botë”, - është shprehur trajneri i kuqezinjve, për të cilin ka pasur shumë oferta kohët e fundit, pas performancës së mirë që ai bëri me Shqipërinë në Europian.
Poll