
Trajneri De Biazi konfirmoi se do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare deri në 2017, sepse deri atëherë ka kontratën.
"Po kam një kontratë me Shqipërinë dhe nëse Federata nuk ndryshon mendje do të jem edhe në vazhdim. Për sa i përket Europianit mund të them që kemi bërë paraqitje shumë të mira. Bëmë tifozllëk për disa kombëtare, por nuk patëm fat. Gjithsesi kjo skuadër meriton duartrokitje sepse ka bërë diccka të madhe. Për sa i përket skuadrave nuk është se prisja dhurata, por rivalët tanë për kualifikim kishin disa avantazhe sepse luanin pas nesh dhe mund t'i bënin më mirë llogaritë".
I pyetur për Canën tekniku foli: "Cana është një shembull i mrekullueshëm, lider i vërtetë dhe shembull për atë që tregoi, mjafton të kujtoj reagimin e tij pozitiv kur mësoi që nuk do të ishte titullar ndaj Rumanisë".
De Biazi nuk la pa përmendur dy ndeshjet e para në grup.
"Keqardhja më e madhe?Natyrisht nuk mund të harroj atë humbje kundër Zvicrës dhe Francës. Një pikë te ata do të thoshte kualifikim për ne ditën e sotme. Megjithatë Shqipëria është një skuadër e re dhe pa eksperiencë në Europian", përfundoi tekniku italian.