Tekniku i Kombëtares Xhani De Biazi ishte një nga emrat e përfolur për të marrë drejtimin e stolit italian, pas mbarimit të Europianit për Italinë. Ndërsa pas shkarkimit të mbrëmshëm të Roy Hodsgon për teknikun italian të Shqipërisë hapet një tjetër pistë. Ajo e kalimit në krye të Kombëtares angleze.
Vetë De Biassi sipas italianes ‘’Corriere Dello Sport’’ është shprehur i gatshëm për një eksperiencë të tillë.
‘’Ekzistojnë mundësitë po nuk mund të them nëse është e arritshme. Unë do të shpresoja shumë të më besohej një stol i tillë’’, është cituar të ketë thënë De Biazi.
De Biazi është shprehur gjithashtu se ka qenë shumë pranë stolit të kombëtares italiane dhe se ka gjithë përvojën e duhur për të drejtuar një tjetër ekip të madh. Edhe pse ashtu si dhe tekniku italian është shprehur, zgjidhja do të jetë e vështirë për sa kohë ai ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me shqiptarët.