
Gianni de Biasi nuk është i bindur te forma që po kalojnë Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku. Kjo është konfirmuar në seancën e djeshme, kur trajneri kuqezi ka provuar titullarët dhe ka surprizuar me zgjedhjet e tij. Në ndryshim nga ajo që testoi gjatë së martës, dje trajneri bëri dy lëvizje, pikërisht në repartin e balancave (mesfushë) dhe atë ofensiv (sulm).
Risitë janë përfshirja në formacion e Migjen Bashës dhe Sokol Cikalleshit. Edhe pse sot në stërvitjen e fundit do të fiksohet gjithçka sa i përket formacionit, gjasat janë që De Biazi t’u besojë lojtarëve që provoi pikërisht në seancën e djeshme në Durrës.
Poll