Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Datë HISTORIKE për Erzenin, shijakasit festojnë 92-vjetorin e krijimit: Qyteti i vogël me zemër të madhe, faleminderit që jeni pjesë e jona!

Shkruar nga NEWSPORT
Datë HISTORIKE për Erzenin, shijakasit festojnë 92-vjetorin e

E sotmja është një datë historike për Erzenin. Klubi feston 92-vjetorin e themelimit dhe me një postim në rrjete sociale, faqja zyrtare e klubit falenderon të gjithë pjestarët e kësaj familje të madhe.

“Si sot 92 vite më parë u themelua klubi i futbollit i qytetit tonë të vogël, por me zemër të madhe dhe të dashur për të gjithë. KF ERZENI në 92 vite histori ka mikpritur vendas dhe të huaj, ka nxjerrë futbollistë dhe trajnerë, ka gëzuar të madh dhe të vogël duke dhuruar emocione të panumërta për tifozët dhe shpërblyer mundin e atyre që kontribuan për këtë ekip. Faleminderit që jeni pjesë e familjes tonë të madhe”, shkruan klubi.

Erzeni arriti të shpëtojë sezonin duke siguruar mbijetesën në një ndeshje Play-Off por kjo nuk ja “zhbën” të gjithë atë bukuri që tregoi në pjesën e parë të kampionatit duke u cilësuar si “Hirushja e Superiores”. Tashmë jemi në kohë merkatoje dhe drejtuesit ende nuk kanë lëvizur ndaj gjithçka mbetet të zbulohet në vijim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga