Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kryeministri Rama, në një darkë speciale me kuqezinjtë e Kombëtares (Foto)

Shkruar nga NEWSPORT
Kryeministri Rama, në një darkë speciale me kuqezinjtë e

Kryeministri Rama, pas pritjes që i bëri kuqezinjve në kryeministri, është zhvendosur në një ambjent të njohur në Tiranë, te "Piazza", për të darkuar me ta. Siç duket kryeministri do t'i nderojë herojntë e Francës me çdo gjë që i shkon për shtat atyre, pasi kanë bërë krenarë çdo shqiptar në botë. Përkrah kapitenit të kombëtares, Lorik Cana vihet re prezenca e kryeministrit kosovar, Isa Mustafa, një prani e veçantë për përfaqsuesen shqiptare. Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët. Kuqezinjtë u kthyen nga Franca sot, rreth orës 16:00, për të vijuar më tej sipas protokollit të caktuar. Ata u pritën si heronj, jo vetëm nga qeveria, por nga shumë tifozë shqiptarë që kishin dalë në rrugë për t'i pritur.

[gallery columns="1" size="full" ids="8805,8806"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga