
Dardan Vuthaj
Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Heroi i rrogozhinasve foli pas ndeshjes për RTSH Sport ku u shpreh i kënaqur që më në fund u zhbllokua.
“Një gol i rëndësishëm në fushë të vështirë. I gëzuar dhe shpresoj të na ecë sa më mbarë.
Goli është kryesorja për një sulmues dhe e kam përjetuar shumë këto javë. Ndodhin, por sot u zhbllokova dhe morëm 3 pikë të rëndësishme.
Ka patur sulmuesa të mirë, por kam ardhur me kokën ulur dhe shpresoj të bëj sa më mirë”, tha Vuthaj.
Poll