Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Danimarka “kërcënon” FIFA-n me largim, arsyet janë qesharake nga federata nordike

Shkruar nga NEWSPORT

Federata daneze ka paralajmëruar FIFA-n për një largim të mundshëm. Sipas raporteve të fundit nga Danimarka, bëhet e ditur një shkëputje totale nga FIFA. Kjo vjen si rrjedhojë e shumë veprimeve që qeveria e futbollit ka ndërmarrë gjatë Kupës së Botës.

Danimarka dhe FIFA janë “përplasur” për të disatën herë me njëra-tjetrën, pasi më herët qeveria e futbollit i ndaloi danezëve fanelën e zezë në këtë botëror. Danimarka dëshironte të vishte fanelën e zezë në përkujtim të viktimave që humben jetën gjatë ndërtimeve në Katar dhe të drejtave të njerëzve.

Tjetër “revoltë” aktuale është shiriti me ylber që FIFA u ka ndaluar ekipeve për ta vndosur gjatë këtij eventi, gjithashtu dhe konsumi i alkolit nga tifozët. Këto veprime të ndërmarra nga FIFA kanë sjell shumë reagime nga federate që e mbrojnë këtë kauzë.

Por në një intervistë kreu i Federatës së Danimarkës, ka treguar të vërtetën mbi fjalët e deklaruara ditë më parë, për largimin nga radhët e federatave që bëjnë pjesë në FIFA. Ishte Jakob Hoejer, drejtori për komunikimin në federatën daneze: "Kjo nuk u tha në konferencën për shtyp(që Danimarka do të shkëputet nga FIFA). Ne jemi kritikë dhe të pakënaqur gjithashtu nuk do të votojmë për presidentin aktual të FIFA-s, Gianni Infantino. Ne do të diskutojmë veprimet e mëtejshme me kolegët tanë nordikë dhe evropianë.”

 

[caption id="attachment_669108" align="alignnone" width="300"] Fanela "protestuese" për të drejtat e njeriut në Katar[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga