
Danilo Alvesh ka lënë qytetin e Vlorës për kush e di se ku tashmë. Sulmuesi brazilian largohet kështu nga Flamurtari, për herë të dytë brenda pak muajsh.
Rebelimi i Danilo Alvesh hap një "gropë" tashmë në skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani, ndërsa drejtuesit e klubit duhet të hidhen në merkato për të gjetur një tjetër sulmues.
Strategjia e merkatos së Flamurtarit ndryshon papritur, sepse tri ditë më parë (para se të largohet Alvesh) vlonjatët nuk kishin në listën e dëshirave për këtë merkato asnjë emër sulmuesi. Por tani që braziliani është larguar, Bushiç është i vetëm në këtë repart dhe drejtuesit e klubit së bashku me Maganin duhet të shtojnë në objektivat e meraktos edhe një sulmues.
Poll