Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dalipi: I lumtur me fitoren ndaj Besës, boll kemi lënë pikë rrugës

Shkruar nga NEWSPORT
Dalipi: I lumtur me fitoren ndaj Besës, boll kemi lënë pikë

Dinamo siguroi 3 pikët përballë Besës në Kategorinë e Parë. Një fitore që i pozicionon blutë e kryeqytetit në vendin e parë me 21 pikë.

Pas këtij triumfi ka folur Edmond Dalipi, zv.trajneri, i cili ka theksuar se është mjaft i lumtur për fitoren, ndërsa skuadra duhet të bëntëë më mirë në pjesën e parë.

Në ndeshjen e parë që nuk doli Nevili ishte i mërzitur, këtë herë nuk ishte por dola përsëri un. E kishim përgatirur ndeshjen në maksimum, pasi Besa kishte siguruar rezultate të mirë.  Pjesa e dytë lojtarët bënë mirë.

Ngërçi?  Është mëse e drejtë, po kjo ndodh që pas humbjes me Flamurtarin dhe kemi pasur ngërç deri në shënimin e golit. Ishte një mbyllje e mirë kjo fitorja e sotme.

21 pikë në Kategorinë e parë? Kemi lënë pikë rrugës sepse ekipi ka mundësi për më shumë, tek e fundit jemi një nga skuadrat që pretendojmë Superligën. Ekipi nuk është akoma në 100% sepse kemi pasur shumë dëmtime, ishalla na rikthehen lojtarët gjatë periudhës së pushimit.

Lojtarët e rinj, Preloshi, Jaku? Ndërthurja e elementëve të rinj me lojtarët me pervojë është shumë e rëndësishme, ssepse në duam edhe të rinjt të tregojnë vlerat e tyre. Edhe Preloshi luan mirë edhe Jaku ka bërë mirë në ato minuta që ka luajtur”, ka theksuar Dalipi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga