
Sot, Ilir Daja u prezantua si trajner i Skënderbeut në orën 12:00 në "Tropikal Resort", në Durrës. Tekniku kryeqytetas u shpreh i lumtur për këtë detyrë të re, por gjithashtu ai nuk ka humbur kohë ku ka nisur menjëherë stërvitjen.
Nga një foto ekskluzive për newsport.al shihen qartë lojtarët bardhekuq, të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerit të ri, Ilir Daja. Ata kanë nisur me një seancë të karakterit fizik, pasi ditëve të pushimit me rastin e festave të fundvitit.
Kujtojmë që në datë 6 janar, kampionët me në krye Ilir Dajën do të nisen drejt Antalias për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore, ku do të qëndrojnë për një periudhë 10-ditore.
Poll