Victor Da Silva ka munguar në seancën e djeshme stërvitore të Partizanit. Sulmuesi brazilian nuk ka qenë i pranishëm me grupin për t’u stërvitur për takimin e radhës të Kupave të Europës. Mësohet se ai ka marrë leje nga drejtuesit për t’u shkëputur pak ditë për probleme familjare.
Mirëkuptimi ka ardhur edhe nga ana e stafit teknik, ndërsa puna ka vazhduar me pjesën tjetër të skuadrës. Gjendja fizike e lojtarëve është e mirë.
Edhe pse psikologjikisht janë të rënduar për mungesën e kualifikimit në turin e dytë të Champions League, ata janë gati për të dhënë maksimumin në raundin e dytë të Conference League. Duhet përmendur fakti se i pranishëm dje në stërvitje ishte dhe afrimi i ri Kociaj.
Poll