
Klodian Gjino pritej të ishte afrimi i radhës te Vllaznia. 25 vjeçari shqiptar është rritur e formuar në Greqi, teksa është larguar natën nga Shkodra. Kur të gjithë prisnin që ai të dilte në stërvitje, duket se kushtet dhe qyteti nuk I kanë pëlqyer lojtarit.
Ka qenë vetë drejtori Djarmati që për shtypin e shkruar ka konfirmuar se me lojtarin kanë ndodhur gjëra të pabesueshme, nga mospëlqimi i qytetit apo edhe largimi natën.
Lojtari mbërriti në Shkodër me të dashurën e tij greke, duke qëndruar dy ditë. Në momentin që pritej të nënshkruhej kontrata, Gjino ia ka "mbathur" në orën 5 të mëngjesit nga kryeqendra e veriut.
Poll