Çështja e rikthimit në kampion bardheblu të sulmuesit të Tiranës Yunnus Sentamu ende nuk ka marrë zgjidhje teksa gjysma e dytë e sezonit ka gati një muaj që ka nisur. Lojtari nuk është kthyer nga vendlindja Uganda për arsye ende të paqarta.
Sjellja e tij e ka bërë klubin kryeqytetas të shtojë gjobat ndaj tij, të cilat sipas “RTSH Sport” kanë arritur në vlerën e 22 mijë €. Nga ana tjetër, mund të ketë një zgjidhje që palët të arrijnë gjuhën e përbashkët dhe 24-vjeçari të vazhdojë të jetë sërish pjesë e 24-herë kampionëve të Shqipërisë./
Rikthimi i tij në këtë moment të mirë të Tiranës do të ishte një përforcim i rëndësishëm teksa skuadra do të armatosej më mirë në repartin e sulmit. Megjithatë, fati i Sentamusë do të mësohet në ditët në vijim
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.