
Kupa e Shqipërisë ka mësuar dje çiftet e turit të parë. Me futbollin që shmangu bojkotin dhe pritet të zbresë në fushë të diel për Kupën e Shqipërisë, FSHF nxitoi të hedhë shortin e kompeticionit. Sipas shtypit të shkruar, dy nga skuadrat e Kategorisë së Dytë janë përzgjedhur nëpërmjet një videokonference.
Në kushtet kur çiftet e Kupës nuk plotësoheshin, FSHF iu propozoi katër klubeve të Kategorisë së Dytë (Maliqit, Shkumbinit, Luzit dhe Shënkollit) që të ishin pjesë e shortit, short që për katër skuadrat u zhvillua përmes videokonferencës.
Një gjë e tillë u pranua nga klubet, me Maliqin dhe Shkumbinin që rezultuan fitues dhe do të përballen me Kukësin dhe Tiranën. Teksa në Shqipëri jemi mësuar me vendimet në tavolinë të Disiplinës, tanimë shorti I emergjencës për Kupë hidhet online.