
Edhe pse ditë festash në Angli nuk ka pushim, teksa u luajtën të gjitha ndeshjet në Premier League dhe kategoritë inferiore. Një rast i çuditshëm ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit anglez, ku trajneri Darlingtonit, Martin Grej nuk ka qenë në pankinë së bashku me stafin teknik pasi është martuar.
Zëvendësi i tij ka qenë shoqëruesi i parë i dhëndrit dhe në këtë mënyrë skuadra ka qenë në fushën e blertë pa trajner. Sfida është luajtur dhe është mbyllur në barazim 2-2, ndërkohë që tekniku i Darlingtonit është shprehur: “E kisha planifikuar prej dy vitesh dasmën. Halifaksi refuzoi shtyrjen e ndeshjes”.
Poll