Foto ilustruese: Finalissima, Leo Messi - Lamine Yamal
Ndeshja e shumëpritur e Finalissima mes Argentinës dhe Spanjës rrezikon të anulohet. Përballja ishte planifikuar të zhvillohej më 28 mars, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.
Sipas raportimeve, mosmarrëveshjet mes UEFA, CONMEBOL dhe Federatës Argjentinase të Futbollit kanë bllokuar marrëveshjen për stadiumin ku do të luhej ndeshja. Palët nuk kanë arritur ende një konsensus për vendin pritës të sfidës.
Për shkak të kësaj situate, organizimi i takimit mbetet në dyshim serioz, duke rrezikuar anulimin dhe shtyrjen. Tashmë bota e futbollit pret një konfirmim zyrtar për fatin e kësaj përballjeje.
Poll
