
Enzo Fernandez ishte një nga talentet që shkëlqeu në Kupën e Botës, ku u shpall edhe kampion bote me Argjentinën. Paraqitja e tij ra në sy dhe Chelsea shpenzoi plot 120 milionë euro për shërbet e tij, shumë kjo e derdhur në “arkat” e Benficas.
Në lidhje me argjentinasin ka folur Marc Cucurella, i cili ka treguar edhe një histori mjaft interesante për të, por njëkohësisht është treguar edhe i sinqertë, pasi tregoi se para Katar 2022 nuk e njohte Fernandez, tashmë shok shkuadre.
“Kam kaluar kohën duke parë ndeshjet në Kupën e Botës. Bashkë me shokët e mi po shikonim Argjentinën për Alexis. Unë u thash shokëve se numri 24, duket shumë i fortë. E pash se më pëlqente si luante por nuk e dija kush ishte. Mu desh që të kërkoja në internet për emrin e tij. Pas disa javësh si për çudi e pash te Chelsea”, ka theksuar lojtari i Bluve të Londrës.