
Bayern Munich ka zyrtarizuar se Eric Maxime Choupo-Moting është pozitiv me Covid-19. Lojtari mungoi dje në transfertën e Ukrainës në Champions League, teksa është në izolim. Bavarezët tregojnë se gjendja e Maxime është e mirë, pavarësisht rrethanave.
Tanimë numri i personave të prekur me Covid te Bayern shtohet, pasi edhe Cuisance, Gnabry, Kimmich dhe Musiala janë mungesa për shkak të coronavirusit.
“Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv me Coronavirus. Sulmuesi i FC Bayern aktualisht është i izoluar në shtëpi dhe ndihet mirë pavarësisht rrethanave”, shkruan Bayern.
Poll