Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi “troket” në Ballsh, FSHF-ja del me qëndrim zyrtar: Ju tregojmë procedurat e ndjekura

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi “troket” në Ballsh, FSHF-ja del me qëndrim


Eridon Qardaku është futbollisti i parë në Shqipëri i prekur nga Coronavirusi. Talenti shkodran tanimë është karantinuar dhe ndeshjen e skuadrës së tij, Bylisit me Tiranën është i detyruar ta ndjekë nga televizori.

Për rastin në fjalë ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit që ka treguar se çfarë ka ndodhur me të dhe si është proceduar. FSHF-ja garanton se të gjithë lojtarët e tjerë kanë dalë negativë dhe takimi i sotëm do të zhvillohet siç ishte planifikuar. Në njoftimin për mediet thuhej:

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se është njohur me rastin e një futbollisti të KF Bylis, i cili pas testeve mjekësore rezultoi pozitiv me COVID 19.

Menjëherë, Federata ka marrë kontakt me drejtuesit e klubit mallakastriot dhe është informuar për situatën e krijuar.

FSHF njofton se janë ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore dhe se të gjithë futbollistët dhe stafi i KF Bylis i janë nënshtruar testeve mjekësore për të verifikuar nëse ka pasur përhapje të infeksionit.

Aktualisht, futbollisti i infektuar me COVID 19 është karantinuar sipas rregullave dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, pas testeve ka rezultuar se asnjë pjesëtar tjetër i KF Bylis nuk është prekur nga virusi dhe të gjithë gëzojnë shëndet të plotë.

Sektori i Marëdhënieve me Publikun, FSHF”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga