Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi “paralizon” gjyqtarët, arbitrat e kampionatit shqiptar dy muaj pa rroga

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi “paralizon” gjyqtarët, arbitrat e kampionatit

Prej 3 javësh futbolli në vend është ndalur, megjithatë në asnjë moment askush s’është kujtuar të flasë për arbitrat. Edhe ata, ashtu si futbollistët janë me sytë nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Sportit. Klubet po hasin probleme të mëdha për të bërë pagesat e lojtarëve dhe stafeve të tyre. Në të njëjtat kushte janë edhe edhe klasa e arbitrave pasi nuk janë paguar nga FSHF-ja prej muajit shkurt.

Në këto ditë të vështira, gjyqtarët presin të marrin pagat për ndeshjet që janë luajtur por institucioni i futbollit në vend siç duket nuk ka ndërmend t’i likuidojë. Shumë gjyqtarë kanë qenë të punësuar në sektorë privat, por një pjesë e mirë e tyre tashmë janë pa punë. Në këto ditë të vështira, ku i gjithë rruzulli është paralizuar prej virusit “Covid 19”, ata po presin t’i ndihmohen nga FSHF-ja, së paku për të siguruar kushtet minimale të jetesës.

Ndërsa në vendin tonë ende s’janë dhënë rrogat e muajit shkurt dhe mars për gjyqtarët, në Kosovë, Federatat e Futbollit po mendon që një pjesë të fondit të akorduar nga Ministria e Sporteve ta shpërndajë edhe për arbitrat. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga