Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi largohet nga Kukësi, festë në kampin verilindor

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi largohet nga Kukësi, festë në kampin verilindor

Mehdi Hetemaj ka rezultuar negativ në tamponin e radhës të bërë ditën e sotme. Një lajm i mrekullueshëm ky për skuadrën kuksiane që do të ndeshet të shtunën me Apoloninë.

Skuadra e trajnerit Gega ka shkëlqyer në dy sfidat e fundit. Lajmi është bërë me dije nga klubi verilindor që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije:

"Mbrojtësi Mehdi Hetemaj ka arritur të kalojë me sukses COVID19. Hetemaj ka rezultuar negativ në testin e kryer së fundmi dhe është bashkuar sot në stërvitje me skuadrën".

Pas Cooper, Hetemaj është lojtari i radhës që rezulton negativ për COVID-19. Lajme të mira ka gjithashtu edhe nga Turqia teksa Skënder Gega po rikuperohet dhe shumë shpejt do të jetë pranë skuadrës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga