Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi i prishi ëndrrën për të veshur fanellën e Arsenal, futbollisti shqiptar: Ende kam kontakte me Topçinjtë

Shkruar nga NEWSPORT

Lojtari i AFC Eskilstuna në Suedi, Ismet Lushtaku shihet si një nga talentet më të mëdha në vendin skandinav. Kosovari që prej vitesh është pjesë e futbollit suedez, tregon se ishte fare pranë provës me ekipin U23 të Arsenal në Londër, ndërsa Covid-19 ka bërë që gjitçka të anullohet.

19 vjeçari që ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Kosovës, ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Topçinjve për një provë disa ditore, ndërsa situata e krijuar dhe infektimi i trajnerit Mikel Arteta e kanë bërë të pamundur udhëtimin në ishull për shkaqe sigurie. Djaloshi tregon se ende menaxherët e tij kanë kontakte me Arsenal, ndërsa shpreson se pas kësaj situate t'i jepet edhe njëherë shansi për të provuar aftësitë te gjigantët e Arsenal.

"Ata më kanë vëzhguar për një kohë të gjatë dhe merkaton e shkuar dëshironin të më kishin në gjirin e tyre. Kështu, unë pata një ofertë për tu stërvitur me ekipin e Arsenal U23, vetëm tre ditë përpara se trajneri Mikel Arteta të rezultonte i prekur me Covid-19. Pas kësaj ata më thanë se askush nuk mund të hynte në Angli për ndeshje testuese dhe unë duhej të qëndroja në shtëpi për të shmangur rrrezikun e infektimit. Që atëherë nuk ka pasur diçka konkrete, por ka vazhdimisht kontakte mes klubit të Arsenal dhe agjentëve të mi", u shpre Lushtaku që mban edhe nënshtetësinë suedeze.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga