
Vllaznia do të sfidojë Laçin në transfertën kurbinase nesër në orën 15:00 për javën e 8 të Kategorisë Superiore. Shkodranët pas humbjes me përmbysje ndaj Partizanit do të tentojnë të rikthehen te fitorja mirëpo mungesat janë vërtetë shqetësuese.
Trajneri Josa duhet të bëjë pa plot 6 lojtarë të cilët janë projektuar si titullar në fillim të sezonit. Liridon Latifi tashmë dihet ndërsa Boshnjaku, Heric dhe Jonuzi nuk janë rikuperuar akoma. Esin Hakaj është kthyer në stërvitje por nuk është akoma gati për minuta. Listës tashmë i shtohet edhe sulmuesi Kaina Nunes duke bërë që Vllaznia ditën e nesërme të luajë me një “fytyrë” tjetër.
Poll