Trajneri i Italisë, Antonio Conte, e ka pranuar se nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj Spanjës kur të takohen në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.
Trajneri i ardhshëm i Chelseas ka thënë se Spanja është një ndër favoritët kryesor për të triumfuar në Euro 2016.
“A duhet të shqetësohemi për shortin me Spanjën? Djelmoshat janë duke bërë punë të mirë dhe këtë e dëshmuan në fazën e grupeve. Nuk kemi pse të shqetësohemi. E përsëris sërish se objektivi jonë primar ishte që të kalojmë grup. Tani do të përballemi me njërën prej favoritëve të kësaj garë, por mos të harrojmë nga vijmë”, ka deklaruar Conte.
“Do të përballemi me njërën ndër skuadrat më të mira në botë. Çfarë dëshironi që të them, se Spanja janë shumë të dobët” Jo, unë e them atë që është në të vërtetë. Ata janë më të fortit në botë dhe ne të gjithë e dimë këtë”, ka shtuar Conte.
Ndërkohë që spanjollët e kanë vlerësuar shumë përballjen me Anglinë duke I cilësuar ata si kundërshatrë shumë të fortë.