
Lojtari i Tiranës, Winful Cobbina pak javë më parë u pajis nga presidenti I Shqipërisë me nënshtetësinë shqiptare. Sipas informacioneve zyrtare, bardheblutë do të luanin ndeshjen play-off të Europa League ndaj Young Boys dhe mesfushori afrikan nuk mund të merrte lejëkalimin për në Zvicër. Mungesa e tij shihej si e rëndësishme për të besuarit e Egbo, teksa klubi nxitoi që të gjente një zgjidhje.
Nënshtetësia ishte forma e vetme për Cobbinah, në mënyrë që Tirana të kishte në gjirin e vet një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj. Kaq ka mjaftuar që në Shqipëri të plasë një "luftë" deklaratash, aqsa kryeministri Edi Rama është shprehur se lojtari duhet të ndiqet penalisht pasi ka falsifikuar dokumentet. (LEXO)
Sipas Top Channel, lojtari ka qëndruar në Shqipëri me leje të falsifikuar dhe drejtësia I është vënë pas. Ganezi nuk është paraqitur në seancat e mëparshme gjyqësore për zgjidhjen e çështjes, çka mund të detyrojë Gjykatën që të përdorë forcën. Duket se leja e qëndrimit dhe nënshtetësia janë bërë "mollë sherri", në përplasjen e radhës mes kryeministrit dhe presidentit të vendit.