Ka marrë fund pritja për të mësuar çmimin e biletave të derbit të kryeqytetit, Partizani - Tirana në stadiumin "Air Albania". Nga ajo që mësohet paraprakisht është se tifozët ultras të Partizanit do të qëndrojnë në tribunën "Fatmir Frashëri" edhe pse ka hasur kundërshtinë e klubit të Tiranës. Nga ajo që bie në sy nga njoftimi i klubit janë çmimet e kripura të vendosura. Çmimi më i lartë i vendosur është 5000 lekë të reja për tribunën VIP, ndërsa pas porte aty ku do të qëndrojnë dhe ultrasit e të dy ekipeve janë nga 500 lekë të reja. Ndërkohë pjesa ballore e stadiumit do të ketë çmimet duket filluar nga 1500 lekë.
Njoftimi i Klubit të Partizanit mbi çmimin e biletave:
INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI - KF TIRANA
E PREMTE 13 DHJETOR ORA 19:00 "AIR ALBANIA STADIUM"
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të "Air Albania Stadium" do te jenë:
Biletat në Tribunat Qëndrore:
Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)
Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)
Sektorët: W101 , W102, @106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)
Biletat në Tribunën përballë:
Sektorët: E103,E104,E105,E106,E107, E204,E205,E206, E207,E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)
Sektorët: E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)
Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
Sektorët:S102,S103,S104,S203,S204,S205,V101,V102V103,V201,V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)
