Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çmime derbi, Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Dinamo Batumin

Shkruar nga NEWSPORT
Çmime derbi, Tirana nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me

Tirana ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen në raundin e parë në Conference League përballë Dinamo Batumi. Vihet re se çmimet janë në nivelin e derbeve me Partizanin ku më e lira kushton 500 lekë pas portave dhe karshia 1500 lekë. Në tribunën kryesore kushtojnë 3000 lekë dhe në atë VIP 4000 lekë.

Bardheblutë duan të paktën kalimin e një turi dhe më 13 korrik në “Air Albania” do të tentojnë të mposhtin gjeorgjianët me të cilët ka patur gjithnjë fat sa herë është gjendur përballë. Shehi ka një organikë të mbushur me yje dhe skuadrat nuk kanë shumë diferenca në nivel.

Një avantazh më shumë për Tiranën mund të jetë edhe largimi i 4 titullarëve kryesorë të kundërshtarëve duke bërë që të vijnë në Shqipëri me mungesa të rëndësishme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga