Aspak e lehtë paraqitet situata për Kombëtaren Italiane që në fazën me eleminim direkt do të ketë përballë një kundërshtarë mjaft të vështirë.Në të përditshmen sportive ‘’Corriere Dello Sport’’ italianët shprehen për disbalancimin që sjellin këto përballje.
Italia dhe Spanja do të përballen mes tyre në raundin e ardhshëm duke e cilësuar këtë si një finale të parakohshme të Europianit. Njëra nga dy favoritet do të kthehet në shpi para kohe.