Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Çmendet Partizani", 1 milionë euro për të kuqtë në këtë merkato dimri

Shkruar nga NEWSPORT
"Çmendet Partizani", 1 milionë euro për të

Në këtë periudhë shumë skuadra janë në faza përgatitore, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të afruar në ekipet e tyre lojtarë cilësorë. Deri më tani, Partizani është njëra nga skuadrat që ka bindur me afrimet e bëra.

Xhevahir Sukaj, Mathew Boniface dhe Marko Cetkoviç janë 3 afrimet e të kuqve në këtë merkato dimri. Bomberi shkodran njihet për cilësitë e tij, pasi edhe sezonin e kaluar ishte pjesë e 15 herë kampionëve të Shqipërisë duke arritur të shënojë 21 gola. Boniface është sulmuesi i ardhur së fundmi dhe nga stafi teknik pritet shumë nga ai. Madje në miqësoren e djeshme Starova u shpreh i kënaqur për atë që ai dha në fushë. Marko Cetkoviç është një tjetër blerje e goditur nga të kuqtë. Eksperienca në Superiore dhe mungesa e një mesfushori organizator, e bëjnë malazezin mjaft të rëndësishëm për ekipin e kuq.

Krahas cilësive, lojtarët e sipërpërmendur kanë një vlerë rreth 1 milionë euro, bazuar në "Transfermarkt". Sipas këtij uebsajti Sukaj është lojtari që vlen më shumë, 450 mijë euro. Ndërsa Boniface me Cetkoviçin vlerësohen njësoj me nga 300 mijë euro. Duhet theksuar që ky është një vlerësim i përafërt sipas "Transfermarkt".

[gallery columns="1" size="full" ids="73260"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga