
Tashmë e gjithë bota e futbollit po mban frymën deri në finalen e madhe të Botërorit ditën e dielë në orën 16:00. Argjentina dhe Franca do të përplasin forcat me objektivin e vendosjes së yllit të tretë në fanellë. Për këtë ndeshje, ish-mesfushori i Milanit dhe Hollandës, Clarence Seedorf, ka treguar ekipin që mbështet në finale.
“Argjentina ka treguar se janë shumë të bashkuar dhe ata kanë Messin. Kanë dicka më shumë se Mbappe, ajo që po bëjnë është fantastike. Ai vendos ndeshjen, krijon aksionet fantastike nga cdo pozicion.
Nëse ka Zot futbolli atëherë Messi duhet të ngrejë lart trofeun e Kupës së Botës. Franca e meriton gjithashtu, janë ekip i konsoliduar me lojtarë të rinj e të fortë, do të kemi një ditë speciale.”- tha ish-mesfushori.