
Vllaznia fitoi 0-1 me Kukësin për javën e 14-të të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në "Elbasan Arena" tregoi edhe njëherë se ky sezon është ndryshe për shkodranët kryesues. Në videon më poshtë, të besuarit e Brdaric kanë "çmendur" kundërshtarët, teksa për afro një minutë (konkretisht 59 sekonda) nuk e kanë humbur topin duke qarkulluar atë mes kundërshtarëve.
Tiki-taka do thuhej në spanjë, ose nëse e përshtasim në shqip, Vllaznia i ka bërë cirk Kukësit duke e "trullosur" për pak kohë. E gjithë ndeshja tregoi se kjo Vllazni veç pikëve po bën një lojë të bukur dhe tërheqëse, me tifozët shkodran që më së shumti do donin të ishin në stadium këtë periudhë.
Poll