Nis me një humbje minimale rrugëtimi i Euro 2024 për Shqipërinë. Kuqezinjtë nuk ia dalin të dalin me një rezultat pozitiv nga Varshava teksa u mposhtën nga Polonia 1-0. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport, foli Cikalleshi.
"Ndeshje nga më të vështirat, Polonie ekip i fortë. Kombëtarja tregoi që hapi nëj faqe të re me shpirt gare. Mbrojtëm mjaft mirë dhe tentuam kundërsulmin. Patëm rastet tona por Polonia ka një portier të mirë. Pësuam me një gjysëm rasti por kjo kombëtare me lojën e sotme ka bërë shqiptarët të ndjehen mirë dhe të besojnë.
Me stratëgjinë menduam të rrinim kompakt në gjysmëfushën tonë, t’i prisnim dhe mendoj se shkoi mirë. Vetëm në rastin e golit që përvec asaj Polonia nuk pati asnjë tjetër. Nuk na deshi fati me Uzunin dhe Asllanin por e rëndësishme është të kmi shpirtin e garës si sot dhe kështu jemi në rrugën e duhur.
Duke u referuar edhe ndeshejve të kaluara tentuan të presojmë lart. Ndoshta e respektuam më shumë Poloninë por në ndeshje nuk na vuri përpara me raste. Na vjen keq për atë gol, përvec kësaj kemi bërë mirë. Szczesny është një nga më të mirët në botë, ai nuk na la të shënonim.
Pak kombinime me Asanin dhe Uzunin? E vërtetë, do ta analizojme pas ndeshjes. Në fushën e lojës në ato pak raste që patëm, hapsirat u hapën nga njëri apo tjetri. Uzunin e kam ndjerë në fushë sepse kur kisha topin e shihja që hapej në krah. Me Asanin nuk e shërbyem shpesh njëri-tjetrin pasi isha më afër Uzunit. Asani furnizohej nga mesfusha ndërsa unë dhe Uzuni ishim në zonën e rreptësisë."-tha sulmuesi.